Kurti reagon pas humbjes së Kosovës nga Rumania: Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë

11:05 | 7 Shtator 2024
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas humbjes së Kombëtares së Kosovës nga Rumania me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Kombeve.

Kurti tha se ky nuk ishte fillimi i duhur, por megjithatë është vetëm fillimi.

Aika thënë se tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë, shkruan Arbresh.info

Teksa është shprehur i bindur në dëshirën, motivin dhe aftësitë e tyre.

‘I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

LEXO EDHE:

Kosova pëson thellë në “Fadil Vokrri” nga Rumania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme