Google ADS

Kurti: Qytetarët që e duan ndryshimin e votojnë VV-në

20:43 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prishtinë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në këtë fushatë ka thënë se dënimi i aktivistëve të VV-së nuk është që ka të bëjë me aktivistët por me LVV.

Ky regjim do të donte që të mos ekzistonte fare Lëvizja jonë. Këtë nuk e kemi në dorë ne por populli i Kosovës që na ka përkrahur si asnjëher më parë e si askënd më parë. Zemërimin tonë të jashtëzakonshëm sot duhet ta trajtojmë me mençuri që me zemër e me mendje të punojmë, të fitojmë e të festojmë”, ka thënë ai, transmeton arbresh.info.

Kurti ka theksuar se puna e VV-së është lufta e VV-së.

19 nëntori do ta bëjë vitin 2017 vit të LVV-së. Lëvizjen Vetëvendosje të gjithë e kanë parë duke u rritur dhe nuk mund të shtiren se ajo po bie. Me qeverisjen e LVV, me Shpendin kryetar kishim komunë të zhvilluar ku lartësia e ngjitjes nuk është rehati por punë dhe përgjegjësi dhe kështu do të vazhdojë të jetë edhe në pesë komunat tjera dhe në kryeqytet ku ne do të fitojmë”, tha ai.

Ai deklaroi se në Prishtinë janë dëshmuar si Qeverisje Demokratike.

Komunat e Kosovës janë si në bashçe të babës përveç Prishtinës, janë të përfshira nga nepotizimit, tenderomania, janë normalizuar me paligjshmëri, janë pa plane dhe parregullsi përveç Prishtinës. Komunat tjera janë me nxënës të uritur e të sëmurë përveç Prishtinës. Votoni Shpendin e Samiun, Ajetin e Qëndronin, Mytaherin e Bastriun sepse do të shkëlqejnë komunat me VV-në”, tha ai.

Kurti shtoi se qytetarët që e duan ndryshimin e votojnë VV-në.

Në VV edhe ai që nuk është i mirë me kohë mund të bëhet i mirë. Vota është demokraci nuk është tregti. E dimë që po orvaten të blejnë vota por janë vonuar sepse populli e ka kuptuar këtë. Me këtë tubim madhështor sonte kemi fituar e të dielën do të votojmë e festojmë”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme