Kurti: Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për punësim e drejtësi, jo për asociacione që prishin raporte e gëzojnë dikë në Beograd

15:30 | 2 Shkurt 2022
S D

Në një konferencë për media Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmendi edhe çështjen e asociacionit të komunave serbe, ku tha se për këtë çështje e ka vendosur vetë Gjykata Kushtetuese qysh me 15 dhjetor të vitit 2015, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq tutje Kurti tha se Qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim etnie kanë nevojë për drejtësi dhe punësim e jo për asociacione që prishin raporte e gëzojnë dikë në Beograd.

“ Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, ju e dini shumë mirë që Gjykata Kushtetuese me 23 dhjetor të vitit 2015, ka publikuar gjykimin e vet me të cilin ka thënë se asnjëri prej shtatë kapitujve të asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës dhe se gjithsej në 21 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk ka përputhje ai asociacion, rrjedhimisht nuk ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, unë besoj që edhe serbët ne Kosovë por si shqiptarët, turqit, boshnjakët, romet, egjiptianët  të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kanë nevojë për drejtësi dhe për punësim e jo për asociacione të cilat na shtojnë tensionet na i prishnin raportet dhe gëzojnë dikë në Beograd. Nuk ka qenë asnjëherë kërkesë e serbëve të Kosovës, serbët e Kosovës donë drejtësi dhe punësim asnjë duhet ti dallojmë kërkesat që vijën prej poshtë dhe kanë karakter demokratik  e shoqëror prej kërkesave që vijnë prej lartë e kanë karakter jo demokratik dhe hegjemonik”, tha Kurti.

Kurti po ashtu u tha se edhe për kërkesat e qytetarëve serb në Kosovës është po ashtu Kryeministër.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në gjithë territorin e vendit të jetë e respektuar dhe e zbatuar në mënyrë të plotë  dhe për të gjitha kërkesat e serbëve nga Kosova unë jam kryeministër edhe aty”, deklaroi Kurti.

Kujtojmë se në një vizitë tre ditore në Kosovë ishin emisarët Specialë të BE-së dhe ShBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, por që për çështjen e Asociacionit nuk është diskutuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme