Google ADS

Kurti: Qeverinë e re ma përcakton LDK, jo Presidenti

14:17 | 29 Dhjetor 2019
L G

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar se kur do të bëhet Qeveria e re.

Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se formimin e Qeverisë e përcakton LDK-ja dhe jo Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Presidenti i Republikës ë Kosovës e ka përcaktuar  datën e zgjatjes së konstituimit të Kuvendit të Republikës së  Kosovës për 26 dhjetor, ku ne ishim aty dhe në kohë rekord konstatuam kuvendin, duke zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarë. Pra Presidenti i Republikës përcakton datën e konstituimit të kuvendit, jo të formimit të qeverisë. Formimin e qeverisë e përcakton tjetër kush, jo presidenti. Mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), jo presidenti. Pra, këtu nuk bën të ketë keqkuptime”, u shpreh Kurti, raporton arbresh.info.

Ai, do të ketë konsultim me Presidentin, mirëpo sipas tij, me dërgimin e dy ftesave brenda një dite, Thaçi ka kaluar nga një ekstrem në tjetrin

“Natyrisht që do të ndodh takimi konsultativ, por ta vonosh 30 ditë konstituimin e kuvendit, e pastaj të dërgosh dy ftesa në ditë, është kërcim prej një ekstremi në një tjetër. Sepse të kalon nga një ekstrem në tjetrin është secila më gabim se tjetra”, tha Kurti.

I pari i VV-së, tha se do të ketë takim me krerët e LDK-së për të arritur marrëveshje për formimin sa më të shpejt të Qeverisë.

“Ne do të takohemi dhe të bisedojmë, sepse edhe ne e duam marrëveshjen, edhe populli e donë marrëveshjen. Pra, ne do të takohemi sa më shpejt që të arrijmë të takohemi”, tha Kurti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme