Kryeministri Albin Kurti tha se kabineti qeveritar është i përkushtuar për t’u dalë në krah qytetarëve, e më së shumti atyre të cilët kanë më së shumti nevojë.
Postimi i plotë i tij:
Në mbledhjen e 69-të të Qeverisë miratuam 18 vendime, në mesin e të cilave:
– Rritëm pagën minimale për të gjithë në 264 euro, nga 130 euro e 170 euro sa ishte. Pra, po e rrisim për 103% pagën minimale për punonjësit nën 35 vjeç, e për 55% për ata deri në 65 vjeç.
– Shtuam mbështetjen për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë veta apo praktikisht secila familje e Republikës sonë.
– Me qëllim të sigurimit të furnizimit me produkte bazë, ndaluam përkohësisht eksportin e produkteve themelore agroushqimore.
– Miratuam buxhetin e rishikuar, të rritur nga 2.75 në 2.90 miliardë euro. Falë performancës së shkëlqyer ekonomike, ky buxhet është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë.
Kabineti ynë qeveritar është i përkushtuar për t’u dalë në krah qytetarëve, e më së shumti atyre të cilët kanë më së shumti nevojë./arbresh.info/
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...