Kurti: Qeveria do ta mbulojë furnizimin me energji elektrike

19:34 | 15 Dhjetor 2021
L G

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria do ta ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.

Kurti, në një konferencë për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.

“Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, deklaroi Kurti.

Ai tha se “kriza energjetike që po i rek të gjitha vendet e rajonit, tanimë ka arritur në vendin tonë.”

Aktualisht, dy blloqet e Termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit.

“Kriza është bërë e papërballueshme”, tha Kurti në konferencë.

Të ngjashme