Google ADS

Kurti: Qeveria do ofrojmë mbështetje për PK-në, në misionin e përbashkët për një vend të sigurt

21:47 | 6 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi.

Kurti në 22 vjetorin e themelimit të PK-së, ka thënë nderon angazhimin e pijetarëve të Policisë si dhe kujtojmë të gjitha ta që ranë në kryerje të detyrës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria do të ofrojë mbështetje në misionin e përbashkët për ta bërë Kosovën vend të sigurt.

“Me rrënjët te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit tonë për liri, Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi.

Në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderojmë punën e 9180 zyrtarëve policorë, gra dhe burra që i shërbejnë atdheut dhe përpjekjes së Kosovës për një Republikë demokratike e sovrane, ku mbretëron ligji.

Kujtojmë sot e përherë policët që me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit ranë për një Kosovë të lirë e demokratike, shtet të së drejtës për të gjithë.

Qeveria do të ofrojë mbështetjen e pakursyer në misionin e përbashkët për të luftuar krimin dhe për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme