Kurti: Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet

13:36 | 24 Mars 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në 26-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit ka kujtuar dëshmorët Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se sakrificën e tyre e nderojmë cdo ditë me respekt e liri, përcjell Arbresh.info.

“Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin nisi më 24 mars 1998.

Bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit tonë për çlirim.

Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet.

Sot kujtojmë dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Sakrificën e tyre e nderojmë ҫdo ditë me respektin më të lartë.

Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj.

Ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme