Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka inauguruar Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.
Me këtë rast u tha se zhvillimi i inovacionit do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit “Inovacioni dhe Ndërmarrësia janë forca shtytëse të progresit.
“Qendra për Inovacion do të shërbejë si nyje e rëndësishme e kreativitetit dhe bashkëpunimit. Kjo qendër jo vetëm që do të avancojë përvojën mësimore të studentëve, por do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve që i adresojnë problemet reale të ndërmarrësisë. Me angazhimin dhe përkushtimin e të gjithëve qendra do të jetë një katalizator për ndryshime edhe në komunitetin më të gjerë. Se bashku le të punojmë drejt një ndërmarrje për një të ardhme më të begatë për brezin tonë dhe ata që do të vinë pas nesh”, ka theksuar shefi i qeverisë, Albin Kurti.
Për rëndësinë e kësaj qendre foli edhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.
“Renovimi i hapësirave dy mijë metra katror, blerja e pajisjeve të nevojshme dhe të tjera investime për adaptimin e kësaj qendra janë rezultat i marrëveshjes mes Ministrisë së Industrisë dhe Universitetit të Prishtinës. Ministria është e angazhuar për aplikimin e një shumëllojshmërie masash për zhvillim të inovacionit. Me politikat e ministrisë, synojmë të krijojmë sa më shumë hapësira për studentët, bizneset e ndërmarrësit me qëllim të transformimit të të bërit biznes. Uroj që kjo qendër të funksionalizohet sa më shpejt përmes një rregulloreje dhe të ofrojë sa më shumë parimet e llogaridhënies dhe zhvillimin e sistemit të inovacionit”, shtoi ajo.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi theksoi se përmes kësaj qendre synojnë që të jenë konkurrues me të tjerët.
“Aspirata jonë është që të jemi konkurrues me të tjerët. Andaj kjo qendër që ne po e inaugurojmë është dëshmi e zbatimit të këtij kuptimi dhe misioni”, shtoi ai.
Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë sipas MINT-it do të shërbejë si hapësirë e përbashkët për bizneset, ndërmarrësit potencial dhe studentët, të cilët përveç që do të kenë mundësi të shfrytëzojnë hapësirat e qendrës, do të përfitojnë edhe ekspertizë për hulumtim dhe zhvillim të ideve inovative./rtk/
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren