Kurti pyetet për takimin e ardhshëm me Vuçiqin, flet edhe për arkivat

14:38 | 17 Shtator 2021
arbresh.info

I pari i ekzekutivit, Albin Kurti, ka folur edhe për takimin me përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak, duke shtuar se nuk kanë biseduar për arkivat dhe as për reciprocitetin.

Kurti, ka thënë që nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun Kosovë-Serbi para datës 6 tetor.

“Është mirë që Lajçak që erdhi dhe qëndroj në Kosovë se zakonisht që ka qëndruar disa orë. Ka zhvilluar një mori takimesh dhe besoj që kanë filluar të kuptojë situatën në Kosovë, nuk kemi biseduar tema që nuk janë përmendur në komunikatë, nuk do të ketë takim para 6 tetorit kur kemi samitin në Slloveni ndërmjet BE-së dhe 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, s’ka datë të caktuar se kur është takimi i radhës”.

Sipas Kurtit, me qeverinë që e drejton nuk do të vazhdojë “avazi”, siç e ka quajtur ai, i qeverive të vjetra.

“Bisilimi ka pasur takime në Bruksel dhe ai diskuton hollësitë, nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave por kemi diskutuar për propozimet tona, as çështjen e reciprocitetit përveç që kam theksuar se krerët e shteteve të vendeve evropiane kanë pranuar një letër nga unë dhe nuk kemi diskutuar as për ato katër marrëveshjet që do të mund të vijnë në shprehje me 6 tetor në Slloveni”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme