Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për Kryeministër të Kosovës, tha mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” se Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar në parim të hyjë në koalicion me ta për krijimin e qeverisë së re.
Albin Kurti i pyetur nga drejtuesi i emisionit për postet që mund ti ofrojë LDK-së tha se kryetarit të kësaj parti, Isa Mustafës mund ti ofrojë dhe postin e Presidentit.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që mund ta diskutojmë këtë gjë, por e theksoj që tani për tani është formimi sa më parë i formimit të qeverisë”, tha Kurti.
Po postet për Vjosa Osmanin?
“Unë besoj që i takon zonjës Osmani që të flasë, ajo ka dashur që të bëhet kryeministre tani duhet ta shohim se cili është plani B. Unë nuk e di cili është plani B. Unë kam pasur bashkëpunim shumë të mirë me zonjën Osmani si koleg deputetë, besoj se do të qeverisim mirë bashkë. Unë besoj që si ministre e punëve të Jashtme si kryeparlamentare do të kryente më së miri”, tha Kurti.
“I pyetur nëse do të shkarkojnë Hashim Thaçin si president, ai tha: Ne e kemi kërkuar prej kohësh këtë gjë. Nuk kemi ende vota për ta bërë shkarkimin. Problemi më i madh që kemi me presidentin është ta shohim qëndrimin e tij sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme nga njëra anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial. Unë nuk hy në pazare me Serbinë, me tokën e Kosovës. Ne nuk konsideromë që shqiptarët në Preshevë, Medvegja e Bujanov nuk janë të barabartë me serbët e Kosovës”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...