Google ADS

Kurti: Punë të mira e ndryshime të thella na presin në çdo sektor

21:34 | 9 Mars 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur disa nga projektet që janë në zhvillim e sipër nga qeveria që ai drejton.

Në një video të postuar në Facebook, Kurti ka prezantuar përurimin e departamentit të prodhimeve të dokumenteve, transformimin e gjinekologjisë, qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, kampusin e ri të universitetit “Isa Boletini, si dhe punën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

“Ditët me shumë aktivitete e javë dinamike. Punë intensive po zhvillohen gjithandej vendit disa prej të cilave i përuruam dhe vizituam javën që po e lëmë pas. Punë të mira e ndryshime të thella na presin në çdo sektor”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme