Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, arritjet janë të prekshme

10:44 | 26 Nëntor 2024
E.K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, që i ka filluar punimet sot në Prishtinë tha se qeveria e Kosovës po harton një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi, në përputhje me standardet për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës.

Ai foli edhe për problemin që ka të bëjë me martesat e hershme e komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptas e ku raste të tilla janë trajtuar nga Policia e Kosovës.

Kurti tha se qeveria e Kosovës po angazhohen që komunitetet pakicë të punësohen në institucionet e Kosovës, duke përmendur edhe betimin si policë të Kosovës.

Kurti, ka falënderuar të gjithë ata që janë të pranishëm dhe kontribuojnë në punën për një shoqëri pa diskriminim, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjes midis ministrive dhe përfaqësuesve të komuniteteve.

Ai u shpreh se puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse pa diskriminim racor ka avancuar gjatë muajve të fundit, veçanërisht pas promovimit të platformës për raportimin e diskriminimeve.

‘Ju faleminderit te gjithëve e qe çdo here jeni këtu prezent dhe vazhdoni të punoni , një shoqëri gjithëpërfshirëse pa diskriminim racor, forcojnë lidhjen e midis ministrive dhe përfaqësues te komuniteteve. Gjate muajve qe kane kaluar qe nga samiti i fundit keni promovuar platformën për raportimin e diskriminimeve dhe ato raste janë përmirësuar Duke trajtuar diskriminim racor, ky është në provë gjithëpërfshirëse në koordinimin e zyrës për qeverisje te mirë”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se puna e zyrës po zgjerohet gjithnjë e më shumë, duke ofruar shërbime sociale, si asistencë për qytetarët që kërkojnë shtesa për fëmijët ose subvencione për faturat elektrike.

“Puna e tyre tani po zgjerohet përmes ofrimit të shërbimeve sociale psh me asistimin të qytetarëve ne qasjen për shtesat e fëmijëve, ose në subvencionet për faturat elektrike i përket një rekomandimi tjetër nga samititet te mëparshëm e falënderoj ekipin ndërinstitucional për përmisimin e punës se komuniteteve.Si arritje në punësim kemi pare ndikimin që ka patur dita e hapur e organizuar në akademinë në Vushtrri, ku mësuan mundësitë për zhvillimin e karrierës ne shërbime publike. Jam i bindur që me samitin e ditës së sotme, do të marrim rekomandime të tjera. Punë te mbarë deri në samitin e radhës”, tha Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme