Kurti publikon rrëfimin e autorit të pamjeve të sulmit në Prekaz

10:48 | 18 Qershor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar rrëfimin e video-gazetarit britanik, Vaughan Smith i cili xhiro sulmet e ushtrisë serbe në Prekaz.

Po ashtu, Smith rrëfen edhe se si gjatë xhirimeve të sulmeve, një plumb që goditi telefonin e tij i shpëtoi jetën, përcjell Arbresh.info

Kurti me anë të një postimi në Facebook, tha se Smith luan ende rol në mbajtjen gjallë të dëshmive të krimeve të Serbisë.

“Një plumb në telefon ia shpëtoi jetën video-gazetarit, Vaughan Smith pak pasi që ai xhiroi sulmin e shtetit të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Britaniku kaloi në rrezik edhe kur e preku “Play” për të dërguar pamjet e masakrës për botën që ta shohë se çka ndodhi. Smith, një vizitor i shpeshtë i Kosovës pas luftës për liri, ende luan rol në mbajtjen gjallë të dëshmive të krimeve të Serbisë”, ka shkruar Kurti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme