Kurti publikon pamje: Terroristët kryen stërvitje në një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe

19:37 | 1 Tetor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa pamje të terroristëve duke u trajnuar në një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, katër ditë para sulmeve.

Me anë të një postimi në X, Kurti bërë të ditur se stërvitjet e tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut, shkruan Arbresh.info.

“Në foto: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai tha se sulmet gazonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb.

Për trajnimin e grupit terrorist në bazën e trajnimeve ushtarake në një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe foli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili publikoi pamjet e siguruara me dronë.

“Serbia dhe Aleksandar Vuçiq në vazhdimësi u përpoqën të thonë që ata nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë sulm, por faktet që do të publikojmë dëshmojnë përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake në Pasuljanske Doline, afër Jagodinës si dhe në Kopaonik. Të gjitha këto pamje të përgatitjeve janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar, të cilët keni mundur t’i shihni në eksopozimin e gjithë armëve të konfiskuar në Banjskë në konferencën e kaluar për shtyp.”, u shpreh Sveçla./Arbresh.info.

Krejt çka tha Sveçla në konferencën për zhvillimet e reja lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

 

 

Të ngjashme