Kurti publikon pamje nga takimi me mërgatën në Oslo

08:29 | 9 Nëntor 2024
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar pamje nga takimi me mërgatën në Oslo të Norvegjisë.

Kurti në mbishkrimin e videos ka  thënë se mërgata gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë.

“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë. E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë. Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit”, shkrou Kurti.

Kryeministri tha se bashkë me  zëvendëskryeministren Gërvalla ishin të nderuar nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Oslo të Norvegjisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme