Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka bërë me dije se tashmë është pajisur Akseleratorin e gjeneratës së fundit, që thotë se edhe ka eliminuar kohën e pritjes së pacientëve dhe se tash të gjithë pacientët mund të marrin trajtim brenda vendit.
“Klinika ka sistemin e teknologjisë së fundit laserik C-RAD, i vetmi i teknologjisë së tillë në rajon, përmes së cilit ofrohet siguri maksimale gjatë rrezatimit të pacientëve që i nënshtrohen radioterapisë në këtë klinikë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka bërë me dije se për herë të parë, klinika është pajisur me klimatizim dhe digjitalizim të shërbimeve, derisa ka thënë se së shpejti do t’i shtohen edhe 50 të tjerë.
“60 shtretërve modern së shpejti pritet t’i shtohen edhe 50 të tjerë për ta çuar në 110 numrin total të tyre, nga vetëm 45 sa ishin para dy muajve e për shumë vite rresht. Në të njëjtën kohë, po ofrohet falas vaksina HPV për sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës dhe lista e barnave esenciale është zgjeruar për shkak se buxhetin për barna esenciale e kemi rritur për 150%”, thuhet në postim.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...