Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka rikujtuar deputetëve të PDK-së se janë humbur 10 vjet për të kuptuar që Vetëvendosje kishte të drejt për shumë gjera në raport me Serbinë, raporton arbresh.info.
Sipas të parti të Lëvizjes Vetëvendosje, dialogu me Serbinë, Gjykata Speciale, e shumë procese të tjera për të cilat VV kishte qenë kundër, po del të jenë i veprime të drejta të kësaj partie.
“Pse duhej të humbas kohë shteti deri sa të kuptohet se Vetëvendosje kishte të drejt. Nga dialogu jo parimor me Serbinë, te Gjykata Speciale për Kosovën, nga dënimi i krimeve të Serbisë te bllokimi i mallrave serbe, po del që kemi pasur të drejt. Janë humbur mbi 10 vjet, pse duhet humbur edhe 10 të tjera për tu kthyer tek argumentet e Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti
Ai ia rikujtoj PDK’së, që kur angazhohej VV’ja për të sanksionur Serbinë, PDK po kujdesej për raportet e Hashim Thaçit me Aleksander Vuciqin.
“Nuk e votuat masën e reciprocitetit në vitin 2013, por e votuat asociacionin dhe amnistimin e krimineleve serbë të Veriut”, është shprehur Kurti në seancën e thirrur nga Kadri Veselit për krijimin e një Tribunali për të gjykuar krimet serbe.
Sipas tij, atëherë shqetësim i deputetëve të PDK’së, që tash duan të formojnë Tribunalin për të gjykuar serbët, ishte ruajtja e raporteve të Thaçit me Daçiqin dhe Vuçiqin.
“Kur i kemi ndalur produktet serbe, për t’i ruajtur raportet Thaçit me Daciqin dhe Vuciqin për t’i thënë Vuciqit që ‘ëe are not problematic guys’”, ka thënë lideri i VV’së./Arbresh.info
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim