Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot në Kuvend se propozimi evropian nuk e ka njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë në qendër.
Megjithatë, ky propozim i cili u pranua nga Kurti, sipas tij ka elemente të modelit të dy Gjermanive, i cili sipas tij, parasheh njohjen de-facto territoriale ndërmjet dy vendeve, shkruan arbresh.info.
“Më 19 shtator erdhi z.Lajçak me 2 emisarë të tjerë që kanë paraqitur një propozim për normalizim por jo marrëveshje finale, pra bazike. Kjo marrëveshje ka elemente të dy Gjermanive, jo marrëveshje finale, jo pengesa. Marrëveshja mes dy Gjermanive është njohja defakto territoriale. Marrëveshjet që vijnë nga marrëveshja e dy Gjermanive nuk e ka njohjen në qendër. Nuk janë as dy faqe tamam, janë të shkruar në përgjithësi dhe është ajo Majority. Ky propozim paraqet bazë të mirë për të vazhduar në dialog. Unë s’e kam refuzuar marrëveshjen sepse kam thënë mbi këtë bazë duhet diskutuar”, ka deklaruar Kurti para deputetëve.
Më tej, ai theksoi se në këtë propozim janë përfshirë vlerat universale evropiane, të cilat për të janë të pranueshme.
“Dhjetë vjet bisedime që janë zhvilluar në Bruksel ka qenë ideologjia e zgjidhjes së një problemi. Kur dëshiron ta zgjedhësh një problem nuk hyjnë në punë vlerat universale. Në këtë propozim që na është dorëzuar neve është edhe e drejta universale. Unë konsideroj që një marrëveshje ku janë të përfshira të drejtat universale është e pranueshme. Nuk mund ta përzgjedhësh njërën e të tjerat jo. Në kuadër të BE-së që i referohet marrëveshjeve të mëhershme Beogradi dëshiron t’i nxjerrë në preambulë. Ai për neve është i pa pranueshëm dhe jo parakusht. Sepse asociacionin se kemi as parakusht e as në qendër”, ka theksuar Kurti.
I pari i ekzekutivit gjithashtu ftoi opozitën që të takohen me të dhe të diskutojnë për këtë çështje, me dyer të mbyllura./arbresh.info
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë