Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Rifat Jasharin ka bërë nderime në kujtim të të vrarëve në masakrën në Izbicë të Skenderajt.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se në këtë 25 vjetor janë përkujtuar 147 shqiptarët civilë të pambrojtur e të pafajshëm, që u vranë nga forcat e armatosura të Serbisë.
Prej tyre, siç tha ai, gjashtë janë ende të zhdukur.
“Në përpjekje të fshehjes së krimit, vrasja e tyre u pasua me rrëmbim kufomash, me zhvarrosje dhe dërgim në varreza masive në Serbi. Nevojitet e vërteta që të mund të mbyllen varret. Është e domosdoshme drejtësia që të mund të na mbyllen plagët.”, ka shkruar ai.
Tutje ai tha se Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë që kriminelët e luftës të ,arrin dënimin e merituar.
“Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë, të parezervë e të pa kursim të Qeverisë së Republikës, që kriminelët e luftës të marrin denimin e merituar për vrasjet e shqiptarëve gjatë luftës 1998-99. Siҫ thuhet edhe në pllakën përkujtimore në Izbicë, liria e Kosovës qëndron në gjakun e tyre.”, ka shkruar Kurti.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon