Kurti: Procesi i Berlinit e bën Ballkanin evropian, e Ballkani evropian është ai i cili i duhet secilit prej shteteve tona

23:07 | 16 Tetor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vlerësuar ditën e sotme si të suksesshme, së pari sepse për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, këtu në Tiranë, në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, dhe së marrëveshja e re që ka të bëjë me njohjen e diplomave dhe qarkullimin e lirë të profesioneve të caktuara, pra të infermierëve dhe mamive, si dhe të farmacistëve e të kirurgëve veterinarë.

Ne një deklaratë për media, Kurti tha se në adresimin e tij ka theksuar se është për të ardhur keq që ka edhe vende të cilët nuk i kanë ratifikuar këto marrëveshje, të cilat i kemi bërë ne në të kaluarën, përkatësisht në takimin që kemi pasur në Berlin me 3 nëntor të vitit të kaluar, dhe në veçanti këtu duhet theksuar faktin që nga ato tri marrëveshje që patëm bërë aso kohe, njëra prej tyre nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe për pasojë më datën 1 janar të vitit 2024, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza për në BE, përkatësisht zonën Shengen, mirëpo do të nevojiten vizat për të qarkulluar nga Kosova në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe anasjelltas, për shkak se atje nuk është ratifikuar edhe marrëveshja që ka të bëjë me qarkullimin e lirë me ID karta.

Lexo edhe:

Kurti: Me këtë shtet do të ketë viza edhe pas 1 janarit

Po ashtu, kryeministri Kurti ka dënuar edhe njëherë dhe kam kërkuar që të gjithë ta dënojnë sulmin terrorist kriminal, aktin e agresionit të Serbisë në Kosovë që vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun dhe plagosi dy të tjerë, që siç tha ai, paraqet cenim të integritetit territorial, sovranitetit shtetëror dhe sigurisë tonë nacionale e kombëtare.

“Poashtu, kemi nevojë për siguri për Kosovën, më shumë siguri për Kosovën, janë çështje e sigurisë këto sulme të vazhdueshme. Ju e mbani në mend të gjithë që më 29 maj sulmuan KFOR-in, dhjetëra ushtarë të lënduar, më 14 qershor i rrëmbyen tre policë tanë, dhe tash edhe e vranë një polic, andaj është e rëndësishme që të mos ketë episod të katërt të këtyre mësymjeve kriminale të Serbisë, të sponsorizuara nga ajo dhe duhet të ketë sanksione për Serbinë e siguri për Kosovën.”, ka thënë Kurti.

“Pra, është ditë e mirë për shkak se Procesi i Berlinit e bënë Ballkanin evropian, e Ballkani evropian është ai i cili i duhet secilit prej shteteve tona.”, tha ai.

“Të gjitha shtetet duhet të anëtarësohen sa më parë, natyrisht ato që duan, e Kosova është njëra prej atyre që nuk ka dilema sa i përket orientimit evropian dhe euroatlantik.”, përfundoi ai./Arbresh.info./

Të ngjashme