Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti mbrëmë në zyrën e tij, udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, si në fushën e ndërmarrësisë e sigurisë edhe asaj të kulturës, marrë parasysh historinë e përbashkët të miqësisë nga e kaluara.
Në mes tjerash u fol edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e diplomacisë dhe ekonomisë, përmes dinamizimit të komunikimit dhe të vizitave të ndërsjella të përfaqësuesve institucionalë të të dy vendeve.
Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e mbështetur restaurimin dhe revitalizimin e ndërtesës e cila do të akomodojë Qendrën Kulturore Hebraike në Prizren. Kjo qendër, ndër të tjerash do të prezantojë ekspozitën ku do të shfaqet historia e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe historia e komunitetit Hebre në Kosovë./arbresh.info/
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...