Google ADS

Kurti priti në takim Shefin e UNPD-së në Kosovë, theksoi gatishmërinë e Qeverisë për projektet e përbashkëta

19:48 | 11 Korrik 2023
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi, ka pritur sot në takim shefin e ri i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Pasi i ka uruar mirëseardhje,  Queiros në krye të UNDP-së, Kurti theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë në projekte dhe për qëllime të përbashkëta.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim produktiv u diskutua dhe u rikonfirmua përkushtimi për promovimin e kohezionit social, nxitjen dhe fuqizimin e ekonomisë në Kosovë.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij për misionin e UNDP-së, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e agjendës zhvillimore të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme