Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.
Sipas kryeministrisë, takimi u përqendrua në temat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani.
“Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria, dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim.”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Gjatë bisedës u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës./Arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...