Google ADS

Kurti priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës, Elena Kirtcheva

10:18 | 15 Qershor 2024
K.B

Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF).

Për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, Elena Kirtcheva.

Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Republikës së Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.

Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Republikën e Kosovës, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe Zyres së Kryeministrit.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme