Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Erich Rathfelder, një nga gazetarët më të hershëm që kanë raportuar nga Kosova, e me të cilin ishin takuar së pari në fund të viteve të ’90-ta.
Duke u falënderuar për mikpritjen, Rathfelder shprehu mirënjohje për ngrohtësinë që ka ndjerë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Ai vlerësoi përparimin që ka parë në Kosovë gjatë vizitës së tij, përcjell Arbresh.info.
Publicisti gjerman Rathfelder foli për përshypjet e tij të mira nga bashkëbisedimi i mbrëmshëm organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, me mbështetje të Zyrës së Kryeministrit dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mbi librin e tij “Kosova – historia e një konflikti”.
Ai solli në kujtesë përvojat e tij si gazetar i luftës, për ҫfarë në qershor të vitit 1998, ishte detyruar nga qeveria serbe që të largohej nga Kosova, pas raportimit të tij për vrasjet e popullatës civile shqiptare nga forcat e armatosura serbe, si dhe për ekzistencën e varrezve masive në Rahovec.
Kryeministri Kurti e uroi Rathfelder për titullin “Qytetar nderi”, të ndarë nga Komuna e Rahovecit, për raportimin e drejtë dhe profesional të tij gjatë vitit 1998. /Arbresh.info/
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai