Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me rektorin e Universitetiit të Prishtinës, Qerim Qerimi, takoi profesorin Sean Murphy nga George Washington University.
Kurti uroi profesor Murphyn për titullin ‘’Honoris Causa’’, që iu nda sot nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit, Kryeministri dhe profesor Murphy biseduan për temat aktuale në vend, përfshirë çështjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, integrimin europian të Kosovës, si dhe të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit demokratizimit e lirisë së mediave.
Kryeministri falënderoi profesor Murphyn për kontributin e tij qenësor në mbrojtjen e qëndrimeve të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me opinionin e GjND-së për Kosovën, e në këtë drejtim, në fuqizimin e sovranitetit të Republikës./Arbresh.info/
Përveç promovimit të dhunës, deputetët i ankohen KPM-së edhe...
Kurti uron Trumpin: Mezi presim që të punojmë së bashku
Çitaku: Është obligim i institucioneve të Kosovës të kultivo...
KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e d...
Ilir Meta uron Trumpin nga burgu
Ministri i Luksemburgut falënderon krerët e shtetit për prit...