Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë.
Së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, zëvendëskryeministren Emilija Redžepi dhe këshilltaren për çështje të komuniteteve, Elizabeth Goëing, biseduan për nevojat e komunitetit, për promovimin e kulturës dhe përfshirjen në jetën publike në Kosovë.
përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua edhe për Vitin për persona me aftësi të kufizuara, të shpallur nga Qeveria, si dhe punën që bën Antigona Šestan nga komuniteti kroat, nga OJQ “Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës” për personat me nevoja të veçanta.
U bisedua edhe lidhur me projektin që ka mbështetur Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit, punën e përbashkët me komunitetin kroat në projekte kulturore, si dhe për punësimin e këtij komuniteti.
Gjithashtu, u fol edhe për fondet emergjente të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që janë ndarë për pjesëtarët e komunitetit kroat me kushte të vështira./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare