Google ADS

Kurti priti në takim përshëndetës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren Chryssoula Aliferi

16:19 | 17 Mars 2022
KRG

Në takimin mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe shefes së Zyrës Ndërlidhëse Greke, ambasadores Chryssoula Aliferi, u diskutua për raportet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë dhe vullnetin e të dyja palëve për thellimin e tyre, përcjell arbresh.info.

Në takim u diskutua edhe për situatën në rajon dhe dialogun me Serbinë, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, i cili paraqet rrezik edhe për rajonin tonë, duke pasur parasysh ndikimin malinj të Federatës Ruse nëpërmjet partneritetit të tyre me Serbinë.

Znj. Aliferi shprehu vlerësimin e palës greke për rreshtimin e menjëhershëm të Republikës së Kosovës me vendet e tjera demokratike, në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për gatishmërinë për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadoren Aliferi për angazhimin e saj për përparimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, përgjatë mandatit të saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse, dhe i uroi sukses në detyrat e radhës. / arbresh.info/

Të ngjashme