Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë më ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim në ndërtesën e Qeverisë përfaqësuesit e Qendrave për Punë Sociale, takim ky i pari që u organizua në një format të tillë nga Ministria e Drejtësisë.
Kryeministri pasi përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për angazhimin dhe punën e tyre, para tyre tregoi edhe synimet dhe veprimet që Qeveria planifikon në këtë aspekt, ku veçoi themelimin e Grupit Punues në janar të vitit 2023 i cili do ta bëjë një analizë të detajuar të gjendjes në këto Qendra, në raport me përgjegjësitë, sfidat dhe kapacitetet njerëzore dhe profesionale, thuhet në komunikatë.
Më tej në kuadër të Agjendës Legjislative është paraparë projektligji për shërbimet sociale që parasheh një reformë të thellë në Qendrave për Punë Sociale, pasi edhe pse janë 38 qendra në të gjitha Komunat e Kosovës dhe ofrojnë më shumë se 70 shërbime për qytetarët, atyre asnjëherë nuk iu është dhënë vëmendja e duhur.
Me këto dy dokumente qeveria synon fuqizimin e qendrave përmes shtimit të kapaciteteve, obligimin për profilizimin e stafit të tyre në mënyrë që të njëjtit të jenë në gjendje t’ju shërbejnë nevojave të qytetarëve sikurse edhe fuqizimin e mekanizmit të Inspektimit në rastet kur dyshohet për dështim të kryerjes së përgjegjësive.
Shërbimet e këtyre Qendrave deri më 1 janar kanë funksionuar në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ndërkaq nga ajo kohë e tutje këto shërbime kanë kaluar në Ministrinë e Drejtësisë. /arbresh.info/
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...