Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka pritur në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, ku të pranishëm ishin kryetarja e këtij komiteti Njomza Emini, Nënkryetari Daut Tishuki, Sekretarja e Përgjithshme Arjeta Gashi, Kryetari i Federatës ParaAtletike të Kosovës Avni Kelmendi, Parasportisti Grevist Bytyçi, Parasportistja Vjollca Hoxha dhe Trajneri Adrian Mazreku.
Kryeministri Kurti u shprehu mirëseardhje të pranishmëve në këtë takim në të cilin diskutuan për pjesëmarrjen e parë të Kosovës në lojërat Paralimpike që mbahet në vitin e ardhshëm në Paris ku Kosova do të shënojë debutimin e parë pjesëmarrës në Lojëra Paralimpike Parisi 2024. Me këtë rast, kryeministri e përgëzoi Komitetin Paralimpik të Kosovës për angazhimin dhe rezultatet e tyre të deritanishëm që tani po ia mundësojnë përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë të garave ndërkombëtare.
Pas një rrugëtimi të gjatë të ekzistencës së KPK, në pjesën e dytë të vitit 2023 KPK është anëtarësuar me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe Komitetin Paralimpik Evropian. Ky sukses është edhe rezultat i rritjes së mbështetjes financiare të KPK-së në vitin 2022 me rastin e vitit të personave me aftësi të kufizuara. Në krahasim me vitin paraprak (2021), buxheti i KPK në vitin 2022 ishte rritur për gjashtëfish më shumë dhe po kjo mbështetje ka vazhduar edhe vitin 2023.
Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës znj.Emini e falënderoj kryeministrin dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen që po i japin sportit në përgjithësi e në vecanti parasportistëve. Kosova hap një kapitull të ri në historinë e sportit ndërkombëtar për personat me aftësi të kufizuara. Përballë cdo sfide dhe triumfi do të jemi bashkë të pamposhtur për të arritur qëllimet tona të përbashkëta-shtoj znj.Emini.
Në Lojërat Paralimpike Paris 2024, Kosova do të marrë pjesë me dy parasportistë në sportin e atletikës: Grevist Bytyçi – në vrapim, Vjollca Hoxha – në vrapim me karrocë. Ata janë licencuar për pjesëmarrje në këto lojëra dhe do të garojnë në disa gara kualifikuese për normë paralimpike, në mënyrë që të fitojnë përvojën e duhur dhe të përgatiten sa më mirë. Për përgatitjen e këtyre sportistëve dhe trajnerëve të tyre për të përfaqësuar Kosovën në Paris 2024, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi të veçantë me Komitetin Paralimpik të Kosovës, në vlerë prej 42 mijë euro./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...