Kurti priti në takim Nënsekretarin e Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Lacroix

18:23 | 11 Maj 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar pasditen e sotme me Nënsekretarin e Përgjithshëm për Operacionet e Paqes të Kombeve të Bashkuara, z. Jean-Pierre Lacroix.

Kjo ishte vizita e parë e  Lacroix në vend.

Kryeministri e informoi  Lacroix për arritjet e fundit në vend dhe shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e agjencive të OKB-së në Kosovë.

Ai po ashtu foli për mënyrat se si Kosova po punon për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

Lidhur me këtë,  Lacroix përgëzoi Kosovën për përpjekjet e fundit për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe të drejtave gjinore në vend, duke thënë se rezultatet janë të dukshme.

Lacroix tha se Kosova vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të OKB-së për të zhvilluar më tej këto synime demokratike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme