Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë gjithë mandatit të tij dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se krahas bashkëpunimit, Kurti e falënderoi ambasadorin Kolly edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës, e cila ka qenë e rëndësishme në secilën fazë të çlirimit, shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, përcjell Arbresh.info.
“Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë, ndërkaq vetëm për vitet 2022-2025 ka ndarë afërsisht 86 milionë CHF për Kosovën veçanërisht në fushat e Qeverisjes Demokratike dhe Paqes, Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Ndryshimet Klimatike, Uji dhe Shëndeti”, thuhet në njoftim.
Ambasadori falënderoi kryeministrin për komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt. Ai u shpreh mirënjohës për kohën e tij në Kosovë.
Ata edhe në këtë takim lamtumirës, biseduan për raportet ndërshtetërore, fushat se ku ato mund të thellohen edhe më tej, dhe për trendin pozitiv të shkëmbimeve tregtare, sidomos në sektorin e Teknologjisë së Informacionit./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...