Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik, transmeton Arbresh.info
Në këtë kontekst, kryeministri Kurti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan për progresin e arritur në fusha të ndryshme të bashkëpunimit bilateral gjatë mandatit të saj diplomatik.
Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Jusufi suksese në angazhimet e saj të ardhshme./Arbresh.info
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan