Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim për herë të dytë brenda një jave Gjeneral Major, Michele Risi, komandant i KFOR-it në Kosovë dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli.
Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se në takim është diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në vend, me rastin e përhapjes së virusit corona dhe masave më të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID 19.
“Komandanti Risi, përderisa shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it, po ashtu shprehu edhe gatishmërinë për të thelluar atë. Ai nënvizoi se përball sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët”, thuhet në njoftim
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...