Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim kampionët e këtij edicioni të super-ligës së basketbollit në Kosovë, Klubin e Basketbollit Peja.
Në ambientin e zyrës së tij, kryeministri vuri theksin te fakti se edicioni i sivjetmë i super-ligës ka rikthyer basketbollin në vëmendjen e secilit prej nesh, duke potencuar kështu se rritja e shikueshmërisë dhe mbështetjes për sportin lokal, sinjalizon drejtimin e duhur të zhvillimit të sportit në nivel shtetëror. Ai uroi drejtuesit dhe lojtarët e Klubit të Basketbollit Peja për arritjen në këtë sezon dhe u dëshiroi edhe më shumë suksese në të ardhmen. Po ashtu theksoi se si Qeveri jemi të interesuar që ta forcojmë sa më shumë sportin, i cila ka shumë rëndësi për rininë dhe për shëndetin, por edhe për afirmimin e Shtetit, thuhet në komunikatë.
Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Ndërkaq, përveç lojtarëve të KB Peja, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e këtij klubi, Presidenti, Fatmir Gashi dhe zëvendëspresidenti Egzon Burri.
KB Peja, të cilët shënuan 30-vjetorin e themelimit, kanë rrugëtim të gjatë të sukseseve në basketbollin vendor. Ishte edicioni 1992/1993 kur Peja fitoi titullin e parë të kampionit, ndërsa 2022/2023 e bën atë shtatë herë kampion të Kosovës. /Arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...