Google ADS

Kurti priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi, e njoftoi për situatën politike dhe ekonomike në vend

21:16 | 15 Nëntor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi e Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegu.

Gjatë takimit, Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend, e po ashtu u diskutua dhe situata në rajon, përcjell Arbresh.info.

Kurti e përgëzoi Nimanbegu për punën e tij të vazhdueshme për shqiptarët e Malit të Zi e veprimtarinë në fushat të cilat janë me interes.

U fol dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme