Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur sot në takim fotoreporterin e mirënjohur amerikan nga VII Foundation, Ron Haviv dhe drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë që po mbahet në Kosovë, Fotoist, Burim Myftiu.
Kurti tha se me Haviv dhe Myftiun diskutuan për zhvillimin e fotoreportazhit dhe rëndësinë e dokumentimit të ngjarjeve të rëndësishme, si për vendin tonë, ashtu edhe për mbarë botën.
“Ron Haviv ka dokumentuar mbi 26 konflikte dhe luftëra, përfshirë luftën në Kosovë dhe ka punuar në më shumë se 100 vende, duke sjellë historinë përmes fotografive që kanë bërë histori”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
“Nuk është hera e parë e tij në Kosovë. Sa herë që vjen e mirëpresim e gjithmonë do t’i jemi mirënjohës për guximin e tij për të dokumentuar të vërtetën mbi shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe të krimeve të Serbisë në Ballkan. Libri i tij, “Blood and Honey: A Balkan War Journal” është një përmbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme për kujtesën kombëtare dhe rikujtesën ndërkombëtare rreth të kaluarës së dhimshme, luftës për lirinë që e gëzojmë tash e 25 vjet dhe drejtësisë që vonon edhe pas 25 vjetëve”, u shpreh më tej Kurti./Arbresh.info
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...