Google ADS

Kurti priti në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar, e falënderoi për angazhimin

17:58 | 11 Korrik 2023
Arbresh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorët të saj.

Në këtë takim është folur për rëndësinë e progresit demokratik, që përveç që është punë e përpjekje e vazhdueshme e Institutit Demokratik Kombëtar, është edhe në prioritetet e Qeverisë së Kosovës sa edhe në rezultatet e saj, bën të ditur kryeministria, shkruan Arbresh.info.

“Kryeministri vlerësoi rolin e NDI në demokratizimin e partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.”, thuhet në njoftim.

Tutje ai e falënderoi Soderberg për angazhimin e saj në krye të këtij instituti dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

Në këtë takim, kryeministri Kurti mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, profesorin, Mytaher Haskuka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme