Kurti priti në takim diplomatin finlandez, Kai Sauer, flasin për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

14:07 | 25 Qershor 2021
S D

Diskutimi për të ardhmen e Evropës duhet të bëhet duke pasur parasysh të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, tha ndër të tjerash kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin që pati me Kai Sauer, Nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, transmeton arbresh.info.

Kai Sauer e uroi Kurtin për fitoren dhe shprehu mbështetjen për reformat e nisura, si edhe gatishmërinë e Finlandës për të ndihmuar Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Kurti po ashtu e falënderoi diplomatin Sauer për vizitën dhe tha se Republika e Kosovës dëshiron marrëdhënie të forta bilaterale me Finlandën.

Për këtë dekadën e tretë të shekullit, duhet të shpaloset një vizion, i cili shtyn përpara reformat e rëndësishme për anëtarësimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian, tha Kurti.

Në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se tash do të kemi një kapitull të ri të dialogut të mirë-përgatitur dhe me parime, i cili do të trajtojë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe do të sjellë njohjen reciproke./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme