Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Shefi i Stafit, Luan Dalipi mirëpriti në kryeministri Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, anëtarë të bordit dhe anëtarë tjerë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se ky takim vjen pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerkan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael, që u zhvillua gjatë ditës së sotme.
Duke iu uruar mirëseardhje në vendin tonë, Kurti, tha se është i gëzuar dhe i nderuar që së bashku sot përuruan në Parkun e Qytetit “Murin e Nderit”, përmes së cilit po shënohet, nderohet dhe përkujtohet akti heroik i shpëtimit të hebrenjve.
Në këtë takim Kurti, nënvizoi se tashmë po bëhen 33 vjet kur përfaqësuesit amerikanë, Bob Dole, Tom Lantos si dhe Joe DioGuardi, arritën në Prishtinë për t’i dhënë mbështetje Kosovës, luftës saj çlirimtare dhe thirrjeve të popullit për liri, demokraci dhe republikë.
Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi, u shpreh se me ”Murin e Nderit” të inauguruar sot po ndërtohet një urë mes popullit hebre dhe popullit të Kosovës.
Ndërkaq, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Shirley duke dhënë mbështetjen për Kosovën, falënderoi kryeministrin dhe shtetin e Kosovës që e bëri të munduar që ”Muri i Nderit” të bëhet realitet.
Me të pranishmit u bisedua edhe rreth gjendjes aktuale politike ku edhe i njoftoi më gjerësisht për situatën politike në vend dhe për progresin, arritjet dhe reformat gjatë qeverisjes së deritanishme, si dhe për mbështetjen e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për Qeverinë dhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc/Arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike