Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Kosovë, Faisal Ghazi Hafizi.
“Kontributi dhe roli i Arabisë Saudite për pavarësinë e vendit sikurse dhe ndihma socio-ekonomike dhe mbështetja e vazhdueshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi se Kosova dhe Arabia Saudite janë miq dhe partnerë me lidhje të shumta dhe të mira, tha gjatë takimit kryeministri Kurti.”
Kryeministri e falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen që ajo i kishte dhënë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në 2011 konkludoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme.
Ai shtoi se qeveria që udhëheqë është e gatshme të rrisë bashkëpunimin me qeverinë e Arabisë Saudite në shërbim të marrëveshjeve të reja mes dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, që i përgjigjen interesave të përbashkëta.
Kryeministri po ashtu përmendi dhe potencialin e Kosovës për turizëm dhe agrokulturë duke marrë parasysh pozitën e saj gjeografike në Ballkan.
Ambasadori Hafizi e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen. Ai ia përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet nga mbreti dhe familja mbretërore e Arabisë Saudite. U shpreh se vendet dhe popujt tonë kanë lidhje vëllazërore, kulturore dhe fetare, dhe tha se do të punojë në konsolidimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona, thuhet tutje në njoftim, transmeton Arbresh Info.
Përurohet çerdhja e re në Komunën e Suharekës, marrin pjesë ...
Vdes i aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova”
IIPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve: Njëri që plago...
Ambasadori italian mirëpret komandantin e ri të KFOR-it në K...
Eminem do të bëhet gjysh
Boris Johnson pretendon se Netanyahu i vendosi përgjues në t...