Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim njoftues, ambasadorin e ri jorezident të Lituanisë, Eduardas Borisovas.
Kryeministri i uroi ambasadorit Borisovas mbarësi në detyrën e tij të re, dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Lituanisë përgjatë fazave tona të shtetndërtimit, veçanërisht në avancimin e Kosovës në procesin e integrimit në BE, përcjell Arbresh.info.
U theksua dhe gatishmëria e rëndësia e fuqizimit si dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha si siguria e mbrojtja, ekonomia dhe tregtia.
Gjatë takimit, kryeministri gjithashtu e përkujtoi Andreus Shenavicius, zyrtarin doganor të EULEX-it me kombësi lituaneze, i cili u vra më shumë se 10 vjet më parë, më 19 shtator 2013, në afërsi të Zveçanit.
Nga ana e tij, ambasadori u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira, dhe se në bazë dhe të përvojave të Lituanisë në kalimin përmes proceseve të ndryshme, e kupton mirë dhe mbështet Republikën e Kosovës.
Në fund të takimit, Kryeministri e ftoi për vizitë në Kosovë Kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...