Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.
Në këtë takim u diksutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe popujve si dhe mbështetjen e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Kurti i ofroi ambasadorit bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
“Kryeministri veçanërisht falënderoi Austrinë për mbështetjen në rrafshin e sigurisë me mbi 600 trupa në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe për 14 programet e Agjencisë Austriake për Zhvillim, ndër to ajo në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, ku qeveria këtë vit e ka çuar në 12 numrin total të profileve të arsimit dual bazuar në modelin “Ausbildung” nga katër sa ishin në vitin e kaluar. “, thuhet në komunikatën e lëshaur nga Zyra e Kryeministrit.
Ndërkaq, Ambasadori Schnetzer shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen që e ka pranuar në Kosovë.
Po ashtu në takim u bisedua për trendin pozitiv të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy shteteve.
“Eksportet e Kosovës në drejtim të Austrisë sivjet janë rritur për 71.7% , kurse ato të shërbimeve për 120% në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkaq, investimet direkte nga Austria në Kosovë në dy vitet e fundit kanë shënuar një rritje për 11.6%.”, thuhet në komunikatë.
Ambasadori i ri i Austrisë në Kosovë, veçoi interesimin e tij që të angazhohet në fushën e bashkëpunimit kulturor.
Gjatë takimit, u fol edhe për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon./Arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030