Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg.
Në këtë takim të radhës, diskutuan për temat aktuale, përfundimin e vitit 2023 dhe planet e përgatitjet e përbashkëta për vitin e ardhshëm.
Në kuadër të temave aktuale, u fol për veprimet e Qeverisë me fokus te komunitetet jo-shumicë, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit, në këtë takim u theksua fakti se me buxhetin e vitit 2024, Ministria për Komunitete dhe Kthim do të jetë ministria me rritjen më të madhe të buxhetit, pas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që për shkak të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030 ka ndarje më të madhe buxhetore.
“Qeveria këtë viti për herë të parë ndau fond të veçantë, në vlerë prej tre milionë euro për komunitetet jo-shumicë me të cilat u financuan 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ, me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete. Përpos kësaj, u nda edhe buxheti prej dy milionë euro për renovimin dhe ndërtimin e shtëpive të komuniteteve jo-shumicë në komuna, i cili si program pritet të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e mirë e të afërt me NDI gjatë vitit e përgjatë gjithë këtyre viteve, duke vlerësuar rolin aktiv të saj dhe kontributin e vazhdueshëm në demokratizimit e partive politike dhe rritjen e transparencën dhe llogaridhënies institucionale./Arbresh.info/
New York Times: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me rak...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...