Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Republikën e Kosovës, Dato Abdul Malik Melvin Castelino.
Kurti tha se Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Po ashtu Kryeministri në shërbim të partneritetit strategjik dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale, ftoi për vizitë në Kosovë Kryeministrin e Malajzisë dhe tha se mirëpret edhe delegacionet e bizneseve malajzese të interesuara të investojnë në Kosovë.
Duke shtuar se Malajzia çmon marrëdhëniet që ka me Republikën e Kosovës, Ambasadori Castelino i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit të Malajzisë, Ismail Sabri Yaakob, dhe e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Malajzi./arbresh info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit