Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka pritur në takim sot ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Kurti në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga Arben Vitia,
VV në njoftim ka thënë se Kurti ka nënvizuar se detyra e parë e qeverisë së re do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i madh i vaksinave për COVID-19 në një proces sa më të shpejtë.
Njoftimi i plotë:
Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me deputetin e legjislaturës së re, Arben Vitia.
Znj. Gomes e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje, dhe duke i uruar sukses të mëtejmë në punën e tij, shprehu interesimin e saj për përgatitjet që janë duke u bërë për formimin e institucioneve të reja, dhe për prioritetet e qeverisjes tonë. Kryeministri në ardhje, z. Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën. Ai theksoi se detyra e parë e ekzekutivit do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe i vaksinës kundër Covid-19, për të cilën ripërsëriti që Kosova llogaritë në shtetet mike për ndihmë në atë drejtim.
Tutje, si prioritet, z. Kurti shtroi çështjen e punësimit dhe drejtësisë, me luftimin e krimit dhe korrupsionit në qendër, duke nënvizuar që progresi në këto fusha është i domosdoshëm për një shtet të qëndrueshëm dhe funksional. Në fund të këtij takimi, me ambasadoren znj. Gomes, u pajtuam që me t’u konsoliduar qeveria e re, të aranzhojmë takime mes përfaqësuesve të lartë të vendeve tona, për bashkëpunim të mëtejmë e thellim të marrëdhënieve tona bilaterale.
Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!,…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, March 17, 2021
Horoskopi, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju
Pakistan, protesta të dhunshme pas vdekjes së liderit të Hez...
Moti në Shqipëri me diell, temperaturat do të jenë në rritje
Dy yjet e Man Utd kanë vendosur përfundimisht që të largohen...
SBASHK sot dorëzon nënshkrimet për projektligjin për skema p...
Kuvendi Komunal i Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzako...