Kryeministri i vendit, Albin Kurti nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje të rinjve për aplikim në programin “Kosovo Generation Unlimited”, që mundëson punë praktike, trajnime dhe mentorim në institucione të ndryshme.
“Vetëm në dy vitet e fundit, janë mbi 1200 të rinj mes moshës 16 dhe 24 vjeç që kanë përfituar nga kjo mundësi. 60% prej tyre janë vajza”, ka thënë ai.
Kurti ka njoftuar se programi që po realizohet përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova, përfshin sektorët e TIK-ut, marketingun, financat e bankat dhe shërbimin publik.
Në video janë përfshirë edhe dy të rinj të cilët kanë nisur praktikën, njëri në menaxhim e tjetri në fushën digjitale.
Ky është viti i dytë i zbatimit të këtij programi.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza