Namik Durmishi dhe Ismail Ferati i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Prezantimin e tyre e ka bërë kryetari i subjektit, Albin Kurti.
“Namik Durmishi dhe Ismail Ferati janë dy shkencëtarët më të rinj që i bashkohen Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ata janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Namiku ka doktoruar në Gjermani në lëminë e Teknologjisë Ushqimore, Agroushqim, kurse Ismaili ka doktoruar në Universitetin Bujqësor të Tiranës në fushën e Mikrobiologjisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Që të dy kanë titullin akademik Profesor i Asocuar, ligjërojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe janë bashkëpunëtorë të jashtëm në Universitetin për Biznes dhe Teknologji – UBT, në Departamentin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në Prishtinë. Namiku ka krijuar shumë produkte ushqimore dhe mentoron shumë fabrika ushqimore në Maqedoni dhe rajon. Ismaili temën e doktoratës e ka mbështetur mbi një studim mikrobiologjik të djathit të Sharrit, gjendjes së tij në formën e prodhimit tradicional dhe atij të fabrikuar”.
“Namiku dhe Ismaili janë aktivë si me punime shkencore ashtu edhe me ligjërata të rregullta që mbajnë në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë. Ardhja e tyre në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e plotëson dijen për një fushë tejet të rëndësishme në ditët e sotme siç është ajo e teknologjisë ushqimore”.
“Së bashku me Namikun dhe Ismailin do të jemi këtë fundjavë në Shkup, te Kinoteka e Maqedonisë, Lagja Karposh përballë ish Gjimnazit “Zef Lush Marku” nga ora 16:30. Ejani në këtë bashkëbisedim që po e organizojmë për Kosovën e ndryshimeve që po i presim”.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...