Google ADS

Kurti prezanton aderimet e reja nga LDK-ja në Vetëvendosje

10:33 | 26 Dhjetor 2020
V. S.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë publike aderimin e ri në partin e tij.

Bahri Blakçori ishte asambleist i LDK-së në komunën e Podujevës, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e VV-së, raporton arbresh.info

Postimi i plotë:

Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, na u bashkua në VETËVENDOSJE!.

Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore.

Në Lëvizje e mirëpritëm me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit atje, Avni Fetahu./arbresh.info/

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, kostum

Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe kostum

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme